Sulmi masiv në Ukrainë, Polonia vendos sistemin e mbrojtjes ajrore në gatishmëri

 

 

Varshava ka ngritur në ajër avionët e saj dhe të aleatëve për të siguruar hapësirën ajrore të vendit gjatë sulmeve ruse në Ukrainën fqinje.


Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.

“Kjo është nata e dytë radhazi shumë e ngarkuar për të gjithë sistemin e mbrojtjes ajrore në Poloni, për shkak të aktivitetit të ripërtërirë të aviacionit me rreze të gjatë veprimi të Federatës Ruse, që kryen sulme me raketa në objektet e vendosura në territorin e Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të Komandës në rrjetin social ‘X’.

Vlen të përmendet se Komanda Operacionale lëshon rregullisht një deklaratë të tillë kur raketat ruse godasin Ukrainën perëndimore.

Kujtojmë se sulmet ruse të së dielës në Ukrainë, ishin ndër sulmet më të ashpra të kryera gjatë kohëve të fundit nga Moska.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…