by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, i bëri thirrje lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Letonisë, se në këto dy takime do të ketë nevojë për të gjithë ata.
“Janë dy ndeshje shumë të vështira, dy skuadra shumë të forta fizikisht. Duhet të punojmë shumë mirë. Mesazhi i parë për lojtarët është se kam nevojë për të gjithë. Do të shpenozjmë shumë energji”, tha Sylvinho.
“Me Serbinë nuk është ndeshje normale, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, mundësia që kemi për të bërë mirë. Ne luftojmë me zemër, me shpirt, nuk duhet të humbim identitetin tonë. Duhet të luajmë mirë futboll. Ndeshje e vështirë, por ne kemi mundësitë tona”, shtoi ai.
Sipas trajnerit, ky është moment shumë i vështirë për ndeshjet, pasi lojtarët kanë mbyllur sezonin dhe duhet parë forma e tyre. “Disa e kanë mbyllur sezonin të lodhur, disa e kanë mbyllur prej disa javësh sezonin. Duhet të punojmë shumë, është një moment tepër i veçantë i sezonit”.
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.
Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.
Lista e plotë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha
Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija, është bërë administrimi i provave materiale. Prokurori special, Ilir Morina, i propozoi Gjykatës që në përputhje me dispozitat ligjore të administrohen provat, të propozuara sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Një instalim laseri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e dronëve, sipas mediave gjermane. Gazeta gjermane Bild citon burime anonime të sigurisë se pajisjet me laser do t’u lejojnë autoriteteve të gjejnë distancën e dronit nga aeroporti.Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi
Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, përcjell KFVA. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media pas Samitit të Brdo-Brionit në Durrës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje. “Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua