Presidenti Macron dyshohet se u godit me shuplakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam (Pamje)

 

 

Një moment i pazakontë u kap në video pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku presidenti Emmanuel Macron duket se është goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron.

Videoja u bë menjëherë virale, duke shkaktuar diskutime të shumta në mediat sociale.

Në imazhe, derisa dera e avionit hapet dhe Macron del jashtë, shihen dy krahët e Brigitte-s që shtrihen drejt fytyrës së presidentit, duke krijuar përshtypjen e një shuplake apo përkëdheljeje. Shprehja e çuditshme në fytyrën e Macron dhe reagimi i tij i menjëhershëm kanë nxitur spekulime për një grindje midis tyre

Pallati Elize reagoi menjëherë duke mohuar incidentin si një konflikt serioz, duke e përshkruar si një “moment të relaksimit dhe shfryrjes” mes çiftit para fillimit të vizitës zyrtare. Një ndihmës i presidentit e përshkroi ngjarjen si një “grindje të shkurtër” midis Macron dhe Brigitte-s, duke shtuar se ishte një situatë e zakonshme që ndodh përpara nisjes së udhëtimeve zyrtare.

Në video, pas momentit të diskutuar, çifti shihet duke zbritur shkallët së bashku, me Macron që i zgjat krahun Brigitte-s, por ajo mban krahun pas kangjellave, një ndryshim nga zakonisht.

Ky episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe komentuesve, duke nxitur një valë diskutimesh mbi marrëdhënien e çiftit presidencial në publik

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…