Përleshje me thikë në zemër të Prishtinës – Një i plagosur përfundon në QKUK!

 

 

Gazeta ka mësuar se një person është paraqitur i gjakosur në QKUK, duke deklaruar se është therur me thikë në krah, në një incident që ka ndodhur sipas tij diku në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.

Burime të sigurta brenda emergjencës bëjnë me dije se i lënduari ka ardhur vetë në QKUK, ku ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkohë që nuk e kishte njoftuar Policinë për rastin.

Aktualisht, nuk dihet identiteti i autorit apo rrethanat e konfliktit. Rasti duhet të raportohet zyrtarisht në polici, sipas burimeve të Sinjalit.

Gazeta ka mësuar se personi në fjalë ka lëndim të shkaktuar nga mjet i mprehtë në krah dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë ngjarje.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…