Pas problemeve me zemër, ish-ylli i Arsenalit u shtrua me urgjencë në spital

 

 

Ish-mesfushori i Arsenalit, Tomas Rosicky, është shtruar me urgjencë në spital për shkak të problemeve me zemrën. Sipas një deklarimi për media, klubi çek Slavia Praga, ka konfirmuar se Rosicky u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Pragë të martën e kaluar.

“Fatmirësisht, pas ekzaminimeve mjekësore, ai nuk ka pasur nevojë për operacion dhe aktualisht po kurohet në shtëpi”, thuhet në deklaratë.

44 vjeçari ka pranuar se zakonet e këqija të jetesës, mungesa e aktivitetit fizik dhe predispozitat familjare kanë kontribuar në këtë situatë.

Ai theksoi se është i angazhuar për t’u rikuperuar plotësisht dhe do të mbetet në kontakt me ekipin e tij drejtues. Megjithatë, ai ka njoftuar se do të tërhiqet përkohësisht nga detyrat e tij të përditshme si drejtor sportiv.

Ish-ylli i “Topçinjve” ka pasur një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur edhe për klube si Sparta Praga dhe Borussia Dortmund.

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv në vitin 2018, ai mori rolin e drejtorit sportiv te Sparta Praga, ku ka kontribuar në ringjalljen e klubit dhe fitimin e titujve kampionë të ligës çeke.

Ndërkohë, Rosicky ka qenë përfolur për një rikthim të mundshëm te Arsenali, si drejtor sportiv, pas largimit të Edu Gaspar.

Megjithatë, ai ka vendosur të përfundojë sezonin aktual me Slavia Praga përpara se të shqyrtojë mundësi të tjera, transmeton Klankosova.tv.

Të gjithë tifozët e futbollit i bashkohen urimeve për shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë për Tomas Rosicky.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…