Nga nesër maturantët mund të aplikojnë për Provimin e Maturës së 21 qershorit

 

 

Nga e marta e 27 majit, të gjithë maturantët mund të fillojnë aplikimin për Provimin e Maturës në platformën e-Kosova.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 10 qershor.

Provimi i maturës do të mbahet më 21 qershor, ndërsa rezultatet do të shpallen me 30 qershor.

MASHT njofton se gjithsej do të jenë 100 pyetje.

Njoftimi:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton maturantët se, nga dita e nesërme, 27.05.2025, do të filloj aplikimi për Provimin e Maturës. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova dhe do të zgjasë deri më 10.06.2025, ndërsa aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të bëhet nga 01.06.2025 deri më 11.06.2025.

Provimi i Maturës Shtetërore 2025 në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor 2025, kurse rezultatet do të publikohen më 30.06.2025. Nxënësit që e kalojnë Provimin e Maturës do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga po e njëjta platformë.

Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë do të ketë nga 25 pyetje, me gjithsej 100 pyetje.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…