Momenti kur djali i biznesmenit të njohur grek iu ikë rrëmbyesve

 

 

Një skenë dramatike është regjistruar në një video të publikuar nga mediat greke, ku dallohet momenti i guximshëm kur një 24-vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur athinas, arrin të shpëtojë nga duart e grabitësve që e kishin rrëmbyer.


Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 majit në zonën e Hymettus, dhe pas orësh të tëra torturash dhe dhune, i riu nuk dorëzohet.

Edhe pse i plagosur nga goditjet me thikë dhe kaçavidë, dhe duke u ndjerë i rraskapitur, ai gjen një moment të përshtatshëm për të hapur derën e makinës së bardhë ku mbahej peng. Me një përpjekje të madhe, ai arrin të largohet me shpejtësi dhe të kontaktojë një mik për ndihmë, raportoi media greke Prothotema.

Kjo video sjell dritë mbi një rast që ka tronditur autoritetet greke dhe opinionin publik që prej fillimit të javës së kaluar. Katër persona të dyshuar, mes tyre edhe këngëtari i famshëm Ivan Greko, ishin pjesë e këtij rrëmbimi të orkestruar me qëllimin e vetëm për të marrë para dhe pasuri.

Sipas hetimeve të deritanishme, viktima u sulmua në një servis automjetesh në Hymettus, ku i ishin shkaktuar plagë të rënda.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…