Leoniti ka nevojë për një mrekulli: Djali i vetëm i familjes kërkon ndihmën tonë për të ecur përsëri!

 

 

Rasti i Leonitit djalit të vetëm të familjes nga Dumnica, i ka prekur zemrat e mijëra qytetarëve.

Leoniti, djali i vetëm i një familjeje është i palëvizshëm dhe ka nevojë për një operim urgjent në Turqi që t’i rikthehet mundësia për të ecur. Për këtë ndërhyrje jetike, familjes i është kërkuar shuma prej 65.000 eurosh, shumë kjo e pamundur për ta.

Megjithatë, përballë këtij realiteti të rëndë, ka ndodhur një mrekulli njerëzore: falë zemërgjerësisë së qytetarëve nga Vushtrria, Kosova dhe diaspora, tashmë janë grumbulluar plot 42.000 euro.

Mbeten vetëm edhe 23.000 euro që Leoniti të marrë trajtimin e nevojshëm dhe të ketë një mundësi reale për të bërë hapat e tij të parë drejt një jete të re.

Prindërit e tij, të lodhur nga mundimi por të fortë e me shpresë, apelojnë për ndihmë që djali i tyre i vetëm të mos mbetet peng i vuajtjes dhe mungesës së mjeteve.

Le të bashkohemi edhe një herë. Leoniti ka nevojë për ne. Ka nevojë për ty. Një hap i yti – një mundësi për të ecur sërish ai.

📞Kontakto për ndihmë ose informacione: Babai i Leonitit : +383 45 223 351

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…