Kurti pa shumicë, me gisht nga të tjerët: Fajin e ka opozita, jo Albulena!

Kurti ia gjuan fajin opozitës për mungesën e votave: Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, moskonstituimin e Kuvendit, e cilësoi si pengesë të qëllimshme nga ana e opozitës.

Sa i përket kandidates për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiut në këtë proces, Kurti u shpreh se emri i saj nuk është aspak në diskutim dhe se bllokimi po bëhet nga opozita përmes refuzimit të kuorumit në votimin e fshehtë.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E, përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë deklaratën e dha pas pjesëmarrjes në edicionin e 16-të të konferencës vjetore shkencore “Java e Albanologjisë”, që u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…