Kryeministri i Norvegjisë i bën thirrje të gjitha vendeve që të mbajnë qëndrim kundër Izraelit, ‘nuk kanë respektuar ligjin humanitar’

 

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gar Stere, u bëri thirrje të gjitha vendeve në Botë që të mbajnë më shumë qëndrim pro-Gazës dhe kundër Izraelit.   Stere tha se në Gaza nuk është një situatë komplekse humanitare, por sipas tij, është një katastrofë me përgjegjës Izraelin.

Nuk mendoj se po bëjmë gjithçka që mundemi, pasi ajo që po ndodh (atje) i tejkalon plotësisht të gjitha rregullat dhe standardet e pranuara. Nuk është thjesht një situatë komplekse humanitare. Është një katastrofë dhe është një zëvendësim i popullsisë. Lista e shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve ndërkombëtare është jashtëzakonisht e gjatë“, tha Jonas Gar Stere.

Stere shtoi se Izraeli ka injoruar apelin nga ndërkombëtarët, dhe sipas tij, ka vrarë qëllimisht civilë.

Çdo mesazh, çdo telefonatë, çdo apel për të marrë në konsideratë shqetësimet humanitare, për të respektuar ligjin humanitar, u injorua nga Izraeli, dhe ajo që po shohim sot, para syve tanë, është ndoshta sulmi më i keq nga pikëpamja humanitare kundër civilëve, civilëve të pafajshëm dhe njerëzve shumë të prekshëm” shtoi Stere

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…