Ish-kreu i Apelit: Gjykata duhet të lëshojë urdhër që Kurti të shoqërohet në Prokurori

 

 

Pas refuzimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale dhe gjobitjes së tij dy herë me nga 250 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka  folur për hapat tutje që do të duhej të merreshin.


Shala deklaroi se pas këtyre gjobave, është koha që Gjykata të veprojë.

“Tash duhet me dhënë mendimin Gjykata që Kurti të shoqërohet pranë Prokurorisë Speciale dhe rrugë tjetër nuk ka më.” tha ai.

Duke iu referuar dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ai tha se edhe pse ligji lejon dënime të përsëritura për mosparaqitje, kjo nuk mund të vazhdojë pa kufi.

“Edhe pse në kod thuhet se ai mund të dënohet disa herë, por kjo nuk mund të shkoj pa fund.” shtoi Shala.

Ai përmbylli deklaratën me një qëndrim të prerë mbi përgjegjësinë e Gjykatës në këtë fazë të procedures.

“Tani besoj se gjykata që duhet jep urdhrin për shoqërim të Kurtit në Prokurori.” përfundoi Shala

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…