“Është shkatërruar sistemi agroushqimor”, OKB ngre alarmin: Më pak se 5% e Gazës është e aftë për kultivim!

 

 

Më pak se 5% e tokës së Gazës mund të kultivohet për shkak të dëmeve të luftës dhe kufizimeve të aksesit, deklaroi Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ky nivel shkatërrimi nuk është vetëm humbje e infrastrukturës, është shembja e sistemit agroushqimor dhe linjave të jetës në Gaza“, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) të OKB-së.

Përpara se të fillonte lufta Izrael-Hamas në fund të vitit 2023, fermerët e Gazës ishin në gjendje të kultivonin fruta, hurma dhe ullinj, pavarësisht se territori ishte kaq i dendur i populluar.

Aktualisht vetëm 668 hektarë – 4.6% e sipërfaqes totale të tokës – janë të disponueshme për kultivim, thotë raporti.

Më shumë se 80% është dëmtuar nga lufta, sipas raportit të OKB.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…