Berisha: Ata që i shërbejnë Kurtit pa vetëdije, duhet të “vetëshkatërrohen”

 

 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Beke Berisha ka komentuar problemin e moskonstituimit të Kuvendit.

Në një reagim në Facebook, Berisha ka vënë theksin te rreziku i “rehatimit të së keqes” në strukturat e pushtetit dhe në jetën publike në Kosovë.

“Problemi i moskonstituimit të Kuvendit nuk është betejë ndërmjet së mirës dhe së keqes. Është betejë për rehabilitimin e së keqes kudo që ajo gjendet, apo për rehatimin e saj në vetvete, në pushtet dhe në çdo pore të jetës në Kosovë”.

Sipas tij, “e mira” është shkelur dhe manipuluar.

“E mira është shkelur, është manipuluar, është thyer dhe ende mbetet e paidentifikuar. Ajo nuk është e vetëdijshme se duhet të rilindë dhe të strukturohet. Kësaj here, e keqja nuk do të na shfaqet si Serbia me armë në dorë, por si një anestezion i gjatë dhe i kontrolluar”, shtoi deputeti i AAK-së.

Berisha përmendi edhe rolin e individëve brenda sistemit që, sipas tij, pa vetëdije janë bërë mbështetje e pushtetit aktual.

“Kushdo që në pavetëdije është shndërruar në krrab të pushtetit të Kurtit, duhet me thy vetveten “selfdistruction” që të shpëtoj e ardhmja!”, përfundoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…