by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Donald Trump, donte të vendoste tarifa për importet nga BE-ja brenda një jave. Por pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit von der Leyen, ai e shtyu datën për në 9 korrik.
Në mosmarrëveshjen për tarifat me BE-në, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha, se do të shtyjë tarifat prej 50 përqind për mallrat nga BE-ja, të cilat ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 qershor. Fillimi i tarifave shtesë të planifikuara të importit do të shtyhet tani deri më 9 korrik, njoftoi Trump pas një “telefonate shumë të këndshme” me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, siç e cilësoi ai bisedën.
Trump u shpreh gazetarëve se i kishte thënë von der Leyen se do ta miratonte kërkesën e saj për një zgjatje të afatit fillestar. Sipas Trump, von der Leyen premtoi se bisedimet e nevojshme do të fillonin shpejt.
Von der Leyen: Evropa ka nevojë për kohë
Pak para njoftimit të Trump, Presidentja e KE, von der Leyen kishte raportuar për një “telefonatë të mirë” me Trump. Në Platformën X, ajo shkroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një nga marrëdhëniet tregtare më të rëndësishme dhe më të ngushta në botë. “Evropa është e gatshme të çojë përpara bisedimet shpejt dhe me vendosmëri”, vazhdoi ajo. “Për të arritur një marrëveshje të mirë, na duhet kohë deri më 9 korrik.” Edhe ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil shprehu besim të dielën se të dyja palët do të arrinin një marrëveshje. “Jam optimist me kujdes se kjo do të ketë sukses”, tha politikani i SPD-së në televizionin gjerman. Jemi në një fazë vendimtare të negociatave.
Të premten e kaluar (23.05.), Trump kishte kërcënuar papritur BE-në me tarifa prej 50 përqind duke filluar nga 1 qershori e dukej se kishte pak gatishmëri për kompromis. “Nuk po kërkoj një marrëveshje,” tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e justifikuar hapin drastik me negociatat e bllokuara.
Çfarë do të thoshte një “luftë tarifash” me SHBA-në?
Që një përshkallëzim i konfliktit të tarifave doganore me SHBA-në do ishte me pasoja negative për ekonominë gjermane dhe në veçanti për sektorë të caktuar kjo dihet. Produkte evropiane, psh. si ato nga Gjermania do të ishin dukshëm më të shtrenjta në SHBA nëse do të vendoseshin tarifat e larta ndëshkuese.
Një studim i kohëve të fundit i porositur nga Fondacioni i Biznesit Familjar ka llogaritur skenarë të ndryshëm përshkallëzimi dhe ka përcaktuar sasinë e humbjeve të mundshme. Studimi u krye nga Gabriel Felbermayr, drejtor i institutit kërkimor Wifo në Vjenë, dhe një ekip nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore. Sipas studimit, industritë farmaceutike, automobilistike dhe të inxhinierisë mekanike në veçanti do të pësonin humbje të mëdha joproporcionale në rast të kthimit në realitet të skenarit të “luftës tarifore”.
Llogaritjet u bënë mbi supozimin, nëse Trump do të vendoste tarifa shtesë me normë të sheshtë prej 25 përqind për të gjitha importet e mallrave nga BE-ja dhe nëse BE-ja do të përgjigjej me tarifa shtesë prej 25 përqind për importet e mallrave nga SHBA-ja. Sipas ekspertëve, eksportet gjermane në SHBA në një rast të tillë do të binin me 43%, kurse produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë do të binte me 0,2%.
Rainer Kirchdörfer, drejtues i Fondacionit të Biznesit Familjar, tha se SHBA-të po përdorin tarifat si një mjet shantazhi. Kjo çon në pasiguri të madhe. Kompanitë kanë interes për një marrëveshje të qëndrueshme me SHBA-në. “BE-ja duhet ta ndjekë këtë rrugë me guxim dhe mençuri”, citon “tagesschau” ekspertin.
Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Rrahim Latifit, mërgimtarit i cili që kërceu nga ura e Ujmanit më 27 korrik. Lajmi i është konfirmuar nga autoritet që ndodhen atje, që po zhvillohen në Ujman, raporton klankosova, përcjell KFVA. Për gjetjen e trupit të tij ishin angazhuar shumë ekipe, ndërkaq sot atje zbarkuan
33 vjeçari tash e tri ditë po kërkohet në Liqenin e Ujmanit, i cili dyshohet se kërceu nga ura dhe nuk doli më, raporton KFVA. Deri tani, operacionet e kërkim-shpëtimit janë realizuar nga Policia e Kosovës, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe nga zjarrfikësit. Ndërsa sot edhe Forcat e Sigurisë
Kamionët me ndihma humanitare rifilluan lëvizjen e tyre nga Egjipti drejt Rripit të Gazës, duke shënuar ditën e tretë radhazi të shpërndarjes së ndihmave, thanë të martën mediat egjiptiane. Kamionët filluan të kalonin në Gaza përmes anës së kontrolluar nga Egjipti të pikës kufitare të Rafah, duke transportuar ushqime thelbësore, furnizime mjekësore dhe
Sistemi shtetëror i kontrollit të cilësisë së derivateve në tregun e brendshëm ka dështuar plotësisht. Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk ia ka vazhduar autorizimin laboratorit të vetëm që kryente testimet e cilësisë, duke lënë kështu qytetarët të pambrojtur dhe tregun e derivateve të pakontrolluar që nga dhjetori