Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia: Një i lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në drejtimin Fushë Kosovë – Mazgit.

Rastin për IndeksOnline e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi-Gërxhaliu, ku njoftoi se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Rexhepi-Gërxhaliu bëri të ditur se një përson ka pësuar lëndime trupore.

“Me datë 26.05.2025 rreth orës  19:00 është raportuar për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” respektivisht në drejtimin Fushë Kosovë – Mazgit. Në kêtë aksident të përfshira kanë qenë dy vetura, derisa deri tani është raportuar për një person të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë Rexhepi-Gërxhaliu.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…