Aksident i rëndë në minierën e Katjelit në Përrenjas, humb jetën minatori 57-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në minierën e Katjelit në Përrenjas. Një minator ka humbur jetën.Viktima është Syrja Bego, i cili u zu poshtë nga një gur mineral.

Aksidenti ndodhi në një minierë kromi e marrë në përdorim nga një koncesionar.

“Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…