Vjen reagimi i SHBA-së pas sulmit të madh rus në Ukrainë: Armëpushim menjëherë

 

 

Një reagim ka ardhur nga Uashingtoni, pas një sulmi të madh rus në Kiev, që vrau të paktën 12 persona dhe plagosi dhjetëra gjatë natës. I dërguari i Donald Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg, ka përdorur rrjetet sociale për të dënuar bombardimet e Moskës, shkruan skynews.

“Vrasja pa dallim e grave dhe fëmijëve gjatë natës në shtëpitë e tyre është një shkelje e qartë e Protokolleve të Paqes të Gjenevës të vitit 1977, të krijuara për të mbrojtur të pafajshmit”, shkroi ai.

“Këto sulme janë të turpshme. Ndaloni vrasjen. Armëpushim tani”, vazhdoi Kellogg.

 

Ndryshe, në sulmet e fundit të vdekur kanë mbetur tre fëmijë nga një familje – dy vëllezër dhe një motër.

Prindërit e tyre u plagosën rëndë nga sulmi dhe aktualisht po marrin trajtim spitalor.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…