Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Numri i kërkesave për azil në Evropë ka qenë më i ulët në muajt e fundit sesa në vitin e kaluar. Por, tani ka shenja se një tjetër kthesë po ndodh në Itali dhe Greqi. Për këtë arsye komisioneri i Migracionit, Magnus Brunner, ka paraqitur një plan e cila është marrë në konsideratë edhe nga ana e Berlinit.

Komisioni i BE-së dëshiron t’u japë shteteve anëtare më shumë fleksibilitet në refuzimin e aplikimeve në të ardhmen. Masat e parashikuara në Paktin e Azilit pritet gjithashtu të hyjnë në fuqi më herët se sa ishte planifikuar, shkruan A2.

Në planin e Komisionit Europian theksohet se shtetet anëtare mund të zbatojnë konceptin e vendeve të treta të sigurta në procedurën e azilit. Prandaj, shtetet anëtare nuk janë të detyruara të shqyrtojnë një kërkesë për azil nëse një vend i tretë i sigurt mund të ofrojë mbrojtje.

“E kemi sjellë këtë çështje pak më shpejt sepse besoj se duhet t’i përshpejtojmë gjërat. Duhet të përshpejtojmë”, tha Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner, në një intervistë për Europamagazine.

“Ne shohim se numrat po bien pikërisht në vendet me të cilat bashkëpunojmë. Dhe ky është padyshim një rezultat pozitiv dhe inkurajues i masave tona të mëparshme. Një rënie prej 30 përqind është shumë inkurajuese. Por ky nuk është fundi”, thekson Komisioneri i BE-së.

Komisioni i BE-së pret përsëri më shumë azilkërkues gjatë verës. Prandaj, ato duhet të jenë në gjendje të refuzohen shumë më lehtë dhe shpejt.

Bashkimi Evropian (BE) po ndërmerr hapa të rëndësishëm për të përmirësuar menaxhimin e migracionit të parregullt duke zbatuar një sistem të ri elektronik hyrjeje. Kjo iniciativë synon të monitorojë sistematikisht hyrjen dhe daljen e qytetarëve jo-BE në të gjitha shtetet anëtare. Sistemi do të ofrojë gjithashtu informacione kritike në lidhje me nëse individët e tejkalojnë kohëzgjatjen e lejuar brenda zonës Shengen.

Më 19 maj, përfaqësues nga Parlamenti Evropian dhe qeveritë e shteteve anëtare u mblodhën në Bruksel dhe arritën një konsensus mbi futjen në faza të Sistemit të Hyrjes/Daljes. Ky sistem është projektuar për të mbledhur të dhëna biometrike, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës, për të siguruar gjurmimin e saktë të lëvizjeve të qytetarëve jo anëtarë të BE.

Related Posts

  •     Mot kryesisht me diell e më i ngrohtë do të mbretëroj ditën e premtë, më 1 gusht. Pasdite përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, me pak gjasa të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Frynë erë veriore, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, derisa

  •     I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff viziton Gazën të premten për të inspektuar pikat e shpërndarjes së ushqimit, konfirmon Shtëpia e Bardhë Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, do të vizitojë Gazën të premten, së bashku me ambasadorin amerikan në

  •     Një garë e ethshme armatimesh mes SHBA-së dhe Kinës po zhvillohet në Paqësor, ndërsa fati i Tajvanit qëndron pezull.Uashingtoni dhe aleatët e tij po përpiqen të qëndrojnë përpara kapaciteteve kineze, duke e tronditur Pekinin ndërsa ai vlerëson nëse mund të nisë një pushtim të suksesshëm të Tajvanit. Në qendër të strategjisë amerikane është

  •     Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare, duke njoftuar për pritje të gjata në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Sipas njoftimit, qytetarët që po hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike po përballen me pritje deri në 1 orë e 30 minuta. Ndërkohë, për të dalë