by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një ngjarje tragjike ka tronditur Londrën këtë të dielë, pasi një nënë dhe tre fëmijët e saj humbën jetën nga një zjarr i fuqishëm që përfshiu shtëpinë e tyre, në komunitetin e Stonebridge në veriperëndim të kryeqytetit britanik.
Viktimat janë identifikuar si Nusrat Usman (43 vjeçe), vajza Maryam Mikaiel (15 vjeçe) dhe dy djemtë Musa Usman (8 vjeç) dhe Raees Usman (4 vjeç).
Fatkeqësisht, ata nuk arritën t’i mbijetonin flakëve që përfshinë banesën e tyre në Tillett Close, rreth orës 01:00 të mëngjesit të së shtunës.
Zjarrfikësit arritën në vendngjarje pas thirrjeve të fqinjëve dhe arritën të shpëtonin zonjën Usman dhe një nga fëmijët nga kati i dytë i shtëpisë, por përpjekjet për t’i mbajtur në jetë ishin të pasuksesshme.
Dy fëmijët e tjerë u gjetën të pajetë brenda pronës. Një vajzë tjetër 13-vjeçare ndodhet ende në spital në gjendje kritike, ndërsa një grua tjetër rreth të 70-ave është liruar nga spitali.
Një burrë 41-vjeçar u arrestua në vendngjarje me dyshimin për vrasje. Ai është liruar me kusht dhe më pas është ndaluar sipas Aktit të Shëndetit Mendor. Policia Metropolitane ka konfirmuar se hetimet për zjarrin janë në vazhdim dhe po zhvillohen në bashkëpunim me Komandën Speciale të Krimit.
Këshilltari lokal Tariq Dar konfirmoi në rrjetet sociale se viktimat ishin familja e Usman Ghanit. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se ai është përpjekur të hyjë me forcë në banesën në flakë për të shpëtuar familjen e tij, por është ndaluar për shkak të rrezikut të madh. Ai është parë duke i bërtitur një burri të pranishëm në pronë, duke thënë: “Është i gjithi faji yt.”
Një banore lokale tregoi se kishte strehuar të dyshuarin në makinën e saj përpara se të mbërrinte policia, duke i dhënë rroba dhe ishte përpjekur të komunikonte me të, por ai nuk ka thënë pothuajse asgjë përveçse se ishte në shtëpinë e mikut të tij.
Sakaq, flakët shkatërruan plotësisht dy shtëpi trekatëshe në këtë rrugë të qetë në veri-perëndim të Londrës. Fadumo Dahir, një e mbijetuar e zjarrit, tha se ajo dhe familja e saj prej nëntë anëtarësh mezi arritën të shpëtonin pasi dera ishte bllokuar.
“Gjithçka është djegur. Jemi të shkatërruar. Dolëm nga shtëpia pa asgjë”, u shpreh ajo
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë ka goditur Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunami deri në katër metra të lartë, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke shkaktuar alarme dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor. Instituti Amerikan i Sizmologjisë njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi
Një ekip i specializuar i Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar mëngjesin e djeshëm në Liqenin e Ujmanit për të marrë pjesë në një aksion kërkim-shpëtimi për gjetjen e trupit të zhdukur të qytetarit Rrahim Latifi, i cili kërceu nga ura e Ujmanit më 27 korrik. Lidhur
Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë ka goditur Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunam deri në katër metra lartësi, dëme në ndërtesa dhe paralajmërime masive për evakuim përgjatë bregdetit të Oqeanit Paqësor. Sipas autoriteteve ruse, disa persona janë lënduar në rajonin e goditur. Banorëve të pjesës lindore
Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell gjatë ditës, ndërsa kryesisht në zonat malore pritet të ketë reshje të izoluara shiu. Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-40 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton