Tragjedi në Alpet Zvicerane: Pesë skiatorë gjenden të pajetë pranë malit të borës!

 

 

Pesë skiatorë janë gjetur të vdekur pranë malit Rimpfischhorn në Zvicër të dielën, pas një operacioni kërkim-shpëtimi që nisi një ditë më parë, njoftoi zyra e prokurorit të Kantonit Valais, shkruan Gazeta KFVA.

Trupat e pajetë u zbuluan në afërsi të akullnajës Adlergletscher, në një lartësi prej rreth 4,000 metrash, pasi u raportuan ski të braktisura në zonë. Kërkimet përfshinë ekipe tokësore dhe helikopterë në rajonin jugperëndimor të Zvicrës, pranë kufirit me Italinë veriore, raporton agjencia Reuters.

Identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Rimpfischhorn, me një lartësi prej 4,199 metrash, ndodhet në lindje të Zermatt dhe është një destinacion i njohur për skiatorët dhe alpinistët.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…