by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Faturat që zbulojnë koston e ‘Darkës së Lamës’, pagesa me para në dorë, përfshirja e kabinetit të ministrit dhe mungesa e prokurimit publik për dekorin tradicional.
Më 2 dhjetor 2024, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kishte shtruar një darkë të madhe e me motive tradicionale në njërin prej hoteleve më moderne në Prishtinë.
“Darka e Lamës” po organizohej për herë të parë nga një ministri.
Në të kaluarën, ajo organizohej nga Presidenca e Republikës.
I gjithë organizimi i “Darkës së Lamës”, ku nikoqir ishte ministri Faton Peci, buxhetit të shtetit i kushtoi mbi 16 mijë euro.
Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka siguruar faturat, ku për ushqim dhe pije ishin paguar 7 mijë e 560 euro.
Zërimi dhe TV LED kishin kushtuar 1 mijë e 500 euro, salla ku ishte mbajtur “Darka e Lamës” kishte kushtuar 800 euro, një faturë ku përshkruhen 200 copë reçel, kushtoi 896 euro.
Të gjitha këto i ka konfirmuar vetë Ministria e Bujqësisë përmes një përgjigjeje me shkrim.
Por këto nuk ishin të gjitha faturat për “Darkën e Lamës”.
“Kallxo Përnime” ka zbuluar se një faturë për dekorimin e sallës, pasi ishte dërguar në ministri për pagesë, ishte tërhequr nga vetë kompania.
“Gjithashtu për dekorin, është kërkuar shërbim nga Operatori Ekonomik ‘Fiorista’ Sh.P.K., mirëpo të njëjtit janë tërhequr nga fatura për shërbimin e kërkuar dhe si pasojë nuk është vazhduar për pagesë” – tha Ministria e Bujqësisë më 12.05.2025.
Fatura për dekorimin e “Darkës së Lamës” kap vlerën 5 mijë e 575 euro e 90 centë. Pagesa për të zyrtarisht nuk është bërë asnjëherë nga MBPZHR.
Hulumtimi zbardh prapaskenat për pagesën e faturës së “Darkës së Lamës”
Fatura e kompanisë “Fiorista”, që mban datën 03.12.2024, kishte të përshkruara shërbimet që ishin ofruar për “Darkën e Lamës”.
Një sofër ishte faturuar me çmim 182 euro e 60 centë. 21 të tilla ishin porositur. 80 shilte, sipas faturës, ishin porositur nga 10 euro e 60 centë, 25 sofrabezë nga 13 euro.
“Ajo mënyra qysh e ka shti ai, janë ulë. I ka thënë: ‘Hajde po takohemi në Apartaman’. Kanë shku. Kjo u hi brenda, e ka pritë, ai i ka thënë: ‘Jo, s’po pijmë kafe, hajde po dalim’. Janë hypë në kerr, edhe në kerr ia ka dhanë paret. Në parking, në kerr, ia ka dhanë paret” – rrëfen Andi Belegu.
Ai ka konfirmuar se emri i personit që i ka ofruar paratë është Shkëlzen, punonjës i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas Belegut, paratë janë deponuar në xhirollogarinë e biznesit ditën kur janë pranuar në dorë. Sipas tij, dita e pranimit të parave ka qenë 15.04.2025, ditën kur nga postet e tyre kanë dhënë dorëheqje ministrat e Qeverisë.
Vetë Sabina Karisik nuk ka pranuar të flasë për këtë ngjarje. Ajo ka mohuar se ka pranuar para nga një zyrtar publik i Ministrisë së Bujqësisë me emrin Shkëlzen.
“Unë deponoj pare në llogari të biznesit, po, nuk i kam deponu qato… Më fal, po për momentin jam shumë e zënë” – ka deklaruar ajo përmes telefonit.
Në anën tjetër, mediumi ka kërkuar përgjigje edhe nga shefja e kabinetit të ministrit, Faton Peci, Flutur Mustafa.
Gjatë një takimi Mustafa e ka pranuar që nuk janë hapur procedurat e prokurimit publik për dekorimin e “Darkës së Lamës”, por ka refuzuar të japë intervistë për këtë çështje.
Ndërkohë, në një përgjigje me shkrim, Zyra e Kryeministrit ka sugjeruar që për të gjitha detajet të kontaktohet Ministria që drejtohet nga Faton Peci.
“Siç edhe e dini, ngjarja e ‘Darkës së Lamës’ ka qenë organizim i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Zyra e Kryeministrit nuk ka qenë e përfshirë në aspektin organizativ, rrjedhimisht nuk është në dijeni për detajet dhe procedurat e organizimit. Ju lutemi që për çështjen në fjalë t’i drejtoheni ministrisë” – tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi kohë deri më 9 korrik për të arritur një marrëveshje të mirë tregtare. Në një postim, Presidentja e Komisionit Evropian tha se kishte një telefonate të mirë me presidentin amerikan. “BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë marrëdhënien
Shefi i forcave të armatosura të Gjermanisë, Carsten Breuer, ka urdhëruar që ushtria gjermane të pajiset plotësisht me armë dhe pajisje të tjera deri në vitin 2029, sipas Reuters. Deri në vitin 2029, Rusia mund t’i ketë rindërtuar forcat e saj mjaftueshëm për të sulmuar territorin e NATO-s, kanë vlerësuar Breuer dhe zyrtarë
Një ngjarje tragjike ka tronditur Londrën këtë të dielë, pasi një nënë dhe tre fëmijët e saj humbën jetën nga një zjarr i fuqishëm që përfshiu shtëpinë e tyre, në komunitetin e Stonebridge në veriperëndim të kryeqytetit britanik. Viktimat janë identifikuar si Nusrat Usman (43 vjeçe), vajza Maryam Mikaiel (15 vjeçe) dhe dy
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, ku ka qenë folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka theksuar se reformat dhe investimet në fushën e mbrojtjes po e pozicionojnë Kosovën si një partner të besueshëm në sigurimin