by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, Eva Wildi-Cortés, drejtore e re e policisë federale të Zvicrës, paralajmëron mbi rreziqet që i kanosen sigurisë në Zvicër.
Në këtë kontekst ajo përmend grupet kriminale nga Shqipëria dhe Kosova të cilat në Zvicër janë aktive në tregun e drogës dhe në shpëlarjen e parave, përcjell A2.
Sipas saj kërcënimi është rritur ndjeshëm dhe shërbimi sekret zviceran e ka ngritur nivelin e rrezikut nga shkalla e tretë në të pestën nga gjithsej gjashtë nivele.
“Tregtia me njerëz, armë dhe lëndë narkotike përbën një rrezik për demokracinë tonë, shtetin ligjor dhe sigurinë e popullatës. Nëse nuk duam të përjetojmë të shtëna dhe përleshje në rrugë si në Holandë, Belgjikë apo Suedi, Zvicra duhet të veprojë tani”, tha Eva Wildi-Cortés.
Kur u pyet mbi grupet kriminale që veprojnë në Zvicër, shefja e policisë federale i përmendi organizatën mafioze italiane ’Ndrangheta, e cila e përdor Zvicrën për pastrim parash, organizatat kriminale nga Shqipëria “janë të përfshira si në prodhimin ashtu edhe në shpërndarjen e drogës”, mafia e dominuar nga marokenët në Holandë shpërthen bankomatë, organizata nigeriane si Black Axe fiton miliarda në tërë botën nëpërmjet mashtrimit dhe shfrytëzimit të grave të reja.
“Zvicra është shumë tërheqëse për këto grupe”, tha Eva Wildi-Cortés. Zyrtarja e lartë zvicerane tregoi se si bashkëpunojnë grupet kriminale.
Për shembull: sjelljen e kokainës në Europë e rregullon mafia shqiptare, importi financohet nga mafia italiane, kur malli mbërrin në portin e Rotterdamit, kyçet në biznes mafia marokene, e cila kujdeset për transport dhe shpërndarje, mandej grupet lokale e shesin drogën në Bern e Zürich.
Eva Wildi-Cortés bëri të ditur se vitin që shkoi në shënjstër të autoriteteve zvicerane ishte një agjenci udhëtimesh e specializuar për Ballkanin. Ajo vepronte në qendër të qytetit të Luzernit.
Hetuesit e vëzhguan këtë agjenci udhëtimesh një vit me radhë.
Dhe regjistruan 750 vizita nga persona të dyshuar për tregti me drogë dhe korrierë të parave. Ky rrjet dirigjohej nga mafia kosovare, tha Eva Wildi-Cortés.
Sipas saj, shumë sallone të berberit, korrierë që bartin pica apo agjenci udhëtimesh në të vërtetë janë sallone për shpëlarje parash në Zvicër. Këtu duhet të fillojë beteja kundër krimit të organizuar, tha Eva Wildi-Cortés.
Kjo ekonomiste dhe politologe 49-vjeçare e ka marrë detyrën e shefes së policisë federale të Zvicrës më datën 1 shkurt 2025. Ajo ka një përvojë prej më shumë se dy dekadash në fushën e sigurisë./
Shefi i forcave të armatosura të Gjermanisë, Carsten Breuer, ka urdhëruar që ushtria gjermane të pajiset plotësisht me armë dhe pajisje të tjera deri në vitin 2029, sipas Reuters. Deri në vitin 2029, Rusia mund t’i ketë rindërtuar forcat e saj mjaftueshëm për të sulmuar territorin e NATO-s, kanë vlerësuar Breuer dhe zyrtarë
Një ngjarje tragjike ka tronditur Londrën këtë të dielë, pasi një nënë dhe tre fëmijët e saj humbën jetën nga një zjarr i fuqishëm që përfshiu shtëpinë e tyre, në komunitetin e Stonebridge në veriperëndim të kryeqytetit britanik. Viktimat janë identifikuar si Nusrat Usman (43 vjeçe), vajza Maryam Mikaiel (15 vjeçe) dhe dy
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, ku ka qenë folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka theksuar se reformat dhe investimet në fushën e mbrojtjes po e pozicionojnë Kosovën si një partner të besueshëm në sigurimin
Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale e një vajze palestineze ka tërhequr vëmendje të madhe. Vajza thotë se nuk mendon më për të ardhmen, përcjell KFVA. “Gjendja në Gaza është shkatërruese”, kështu e nis ajo mesazhin. “Unë dhe familja ime jemi në rrezik të bombardimeve, por edhe në rrezik të vdesim