by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Rusët pretendojnë se Ukraina ka bërë përpjekje për të hedhur në erë helikopterin e presidentit rus Vladimir Putin mbi rajonin e Kurskut gjatë javës së kaluar. Gjeneralmajori i forcave ajrore ruse Yuri Dashkin tha se sulmet e përsëritur me dronë u nisën në momentin kur lideri rus bëri një vizitë pranë zonës së luftës, transmeton KFVA.
Disa ditë më parë ishte raportuar për një udhëtimi të Putinit në Kursk ku janë zhvilluar luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve – territor ky i Rusisë.
“Gjatë periudhës kur presidenti Putin po punonte në rajonin Kursk, ukrainasit nisën një sulm të paparë me fluturake pa pilot. Grupi i mbrojtjes ajrore në këtë zonë shkatërroi 46 dronë”, tha gjenerali rus Dashkin.
Ky rajon kufizohet me Ukrainë dhe një zonë e vogël e këtij territori mbetet e pushtuar nga trupat e Volodymyr Zelenskyt.
“Intensiteti i sulmit gjatë fluturimit të helikopterit të komandanti suprem mbi rajonin Kursk u rrit ndjeshëm. Ne njëkohësisht zhvilluam një betejë ajrore dhe ofruam siguri për helikopterin presidencial që ishte në ajër”, shtoi Dashkin.
Një prezantues televiziv shtetëror pyeti nëse kjo do të thoshte që helikopteri i Putinit ishte në të vërtetë në zonën e luftimeve.
Prezantuesi i televizionit që financohet nga Kremlini, pyeti gjeneralin rus nëse kjo do të thoshte që helikopteri i Putinit ishte në të vërtetë në zonën e luftimeve, Dashkin u përgjigj: “Po, është e vërtetë”.
Fjalët e tij sugjerojnë se Ukraina kishte informacione në lidhje me vizitën sekrete të Putinit në Kursk, e cila nuk u njoftua derisa ai të largohej nga rajoni. /KFVA/
Të Enjten në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat në disa zona mund të kushtëzojnë riga dhe rrebeshe lokale shiu kryesisht në viset malore, veçanërisht në jug dhe lindje të vendit. Temperaturat nuk do të ndryshojnë shumë dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 27
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Prizrenit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kulmi i një ndërtese gjatë punës. Gazeta ka mësuar identitetin e personit që humbi jetën tragjikisht sot në Prizren, pasi ra nga kulmi i një ndërtese ku ishte duke punuar në
Tërmeti me magnitudë 8.7 ballë që goditi në brigjet lindore të Rusisë ka ndodhur në një rajon të njohur si një ‘thyerje e madhe shtytëse’, ku pllaka më e dendur e Paqësorit rrëshqet nën pllakën më të lehtë të Amerikës së Veriut, shpjegojnë shkencëtarët. Lëvizjet e vazhdueshme të pllakës së Paqësorit e bëjnë
Një ish-deputet gjerman u dënua sot nga një gjykatë në Mynih me nëntë muaj burg me kusht për përfshirjen e tij në një rast korrupsioni në Këshillin e Evropës, i njohur ndryshe si skandali “Caviargate”. Bëhet fjalë për Eduard Lindner, 80 vjeç, ish-anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i cili