Qysh: Deputetja e VV’së çudit, thotë se i kanë numrat edhe pse 21 herë dështoi zgjedhja e kryetarit

 

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka akuzuar partitë e tjera për ngërçin politik në Kosovë, teksa po ashtu çuditërisht tha se i kanë numrat.


Ajo deklaroi se partitë nuk e kanë problemin te Albulena Haxhiu, që është propozuar nga Vetëvendosja për kryetare, por duan ta “mbajnë të bllokuar edhe më tej institucionin më të rëndësishëm në vend”.

“Nuk është problemi te znj. Haxhiu, por problemi qëndron në atë se ata duan ta mbajnë edhe më tej të bllokuar institucionin më të rëndësishëm në vend. Po e përdorin të vetmin mjet që e kanë në duar për bllokim, të mos marrin pjesë në votim”, ka thënë Kryeziu.

Madje deputetja në fjalë para fillimit të seancës deklaroi se partitë opozitare e dinë se Vetëvendosje i ka numrat për qeveri dhe për këtë arsye nuk po e votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

“Partitë opozitare e dinë që VV i ka votat për qeveri. Ata nuk duan që Albin Kurti të jetë kryeministër. Se kanë problemin me Albulena Haxhiun, por me Kurtin. Ata e dijnë se ne i kemi votat për Kurtin” – tha deputetja.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…