“Nuk mendojmë për nesër, sepse nuk e dimë a jemi gjallë apo vdekur”, vajza nga Palestina emocionon me një video-mesazh

 

Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale e një vajze palestineze ka tërhequr vëmendje të madhe. Vajza thotë se nuk mendon më për të ardhmen, përcjell KFVA.

“Gjendja në Gaza është shkatërruese”, kështu e nis ajo mesazhin.

“Unë dhe familja ime jemi në rrezik të bombardimeve, por edhe në rrezik të vdesim nga uria”, shton ajo.

 

“Ne nuk mund të mendojmë për të ardhmen tonë sepse dikush tjetër e kontrollon atë”, vazhdon palestinezja e emocionuar.

“Nuk po flas vetëm për veten, por për të gjithë këtu në Gaza. Nuk mendojmë për nesër, sepse nuk e dimë a jemi gjallë nesër.”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…