Moti për 5 ditët e ardhshme, vranësira dhe reshje shiu

 

 

Java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike – diell, vranësira dhe shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të javës do të ketë ndryshime, me temperatura minimale nga 3-5 gradë Celsius deri në 18-21 gradë Celsius.

Edhe java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Diell, vranësira dhe shi .

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare..

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund te sjellin ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende –vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5- 8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

E premte – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…