by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në politikë, besimi i votuesve është monedha më e çmuar, dhe kur një figurë publike keqpërdor këtë besim, realiteti përplaset me retorikën e stisur. Deputetja e ASH, Mimoza Musa, ka ndërmarrë një aventurë politike, duke braktisur qendrën e partisë së saj dhe duke u pozicionuar si një mbështetëse e pushtetit aktual. Ajo pretendon se ka marrë 107 mijë vota, një shifër që, për dikë që nuk njihet as në fshatin e vet, tingëllon më shumë si një fabul politike sesa një realitet elektoral.
Por gjithçka bëhet edhe më absurde, kur ajo deklaron se ndryshimi për të cilin është votuar ka filluar.
Në këtë rast, pyetja e vetme që duhet të shtrohet është: Cili është ky ndryshim për të cilin ajo flet?
Për moszbatimin e ligjit për përfaqësim të drejtë?
Për shfuqizimin e mekanizmit të Badenterit, që garantonte përfaqësimin e barabartë të etnive?
Për mungesën e decentralizimit dhe kompetencave të kufizuara nëpër komuna shqiptare?
Apo për punësimet e pabalancuara në institucione, që vazhdojnë të favorizojnë vetëm palën maqedonase?
Në një klimë ku të drejtat e shqiptarëve në administratën shtetërore po reduktohen, pretendimi se “ndryshimi ka filluar” tingëllon jo vetëm i pakuptimtë, por edhe një përpjekje për të justifikuar një lëvizje oportuniste.
Pak kohë më parë, një tjetër deputet i ASH-së dha dorëheqje nga posti i tij, duke e cilësuar këtë veprim si sakrificë për idealet. Por shumë shpejt njohësit e tij zbuluan një të vërtetë tjetër: 250,000 euro në dorë dhe Garanci për post ambasadori në Arabinë Saudite.
Nëse autoritetet saudite do ta pranojnë ende këtë emër pas shpërthimit të skandalit, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: retorika e sakrificës u kthye në një tregti për përfitime personale.
Për politikanët oportunistë, fati nuk është i përjetshëm. Mimoza Musa e di shumë mirë se ky është një shans që nuk do ta ketë më në jetën e saj. Një mandat politik i ndërtuar mbi mashtrim nuk mbijeton më shumë se një cikël zgjedhor dhe një besim i shkelur, nuk rikthehet më kurrë.
Në zgjedhjet e ardhshme, kur qytetarët të rivlerësojnë vendimet e tyre, ata do ta kuptojnë se pas fasadës së ndryshimit, qëndron vetëm një lojë e vjetër politike, ajo e pazareve dhe përfitimeve personale.
Gënjeshtrat politike janë si hija e një qiriu, shkëlqejnë për një moment, por zhduken sapo flaka fiket. Dhe flaka e mashtrimit politik po zbehet, duke lënë pas vetëm zhgënjimin e votuesve dhe realitetin e një sistemi që vazhdon të riciklojë të njëjtat lojëra.
Koha do të tregojë nëse Mimoza Musa do të vazhdojë të mbajë iluzionin e saj politik, apo nëse zgjedhjet e ardhshme do të jenë fundi i saj elektoral. Por një gjë mbetet e qartë: Gënjeshtrat politike kanë këmbë të shkurtra. Ato nuk shkojnë larg.
Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, Gent Aliu.
Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë. Protesta do të mbahet me fillim nga ora 14:00. Në njoftim thuhet se protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. “Më 14 shtator
Gjykatësi i njohur amerikan, Frank Caprio, është ndarë nga jeta në mënyrë paqësore në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. I njohur për humanizmin, përulësinë dhe besimin e tij të palëkundur në mirësinë e njeriut, Gjykatësi Caprio u bë një figurë e dashur jo vetëm në SHBA, por
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Pejës, pasi i njëjti u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet të jenë narkotike dhe me një armë në tavolinë. I dyshuari është Luan Gashi, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës. Arrestimin e zyrtarit e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës
Ngritja e çmimeve të shumë produkteve është shqetësim për qytetarët. Edhe evidencat e Agjencisë së Statistikave, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore, pasqyrojnë rritje të çmimeve në shumë produkte bazë për jetesë. Ndërkohë, njohës të ekonomisë vënë në pah se për standardin e jetesës në Kosovë, çmimet aktualisht janë të larta, duke paralajmëruar