Malta njofton se do ta njohë Palestinën

 

 

Kryeministri i Maltës Robert Abela njoftoi se vendi i tij do të njohë shtetin e Palestinës muajin e ardhshëm.

Bëhet e ditur se njoftimi erdhi gjatë një ngjarjeje politike në të cilën Abela ngriti çështjet lokale dhe globale, me një fokus të veçantë në krizën humanitare në Gaza, shkruan AA, përcjell KFVA.

“Ne nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj kësaj tragjedie njerëzore që po përkeqësohet çdo ditë”, tha Abela.

Ai shtoi se masa është një përgjegjësi morale dhe se Palestina do të njihet pas një konference më 20 qershor.

Ndryshe, kryeministri u shpreh i tronditur nga vdekja tragjike e nëntë fëmijëve të pediatres palestineze Dr. Alaa Al-Najjar, kur forcat izraelite bombarduan shtëpinë e tyre në Khan Younis, duke plagosur rëndë burrin e saj doktor dhe duke lënë vetëm një nga fëmijët e tyre gjallë.

Malta është gati të mirëpresë Al-Najjar dhe familjen e saj në vend.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…