Limaj godet politikën e bllokadës: Shteti s’ngrihet mbi ego dhe inate!

 

 

Fatmir Limaj është rizgjedhur sot kryetar i Nisma Socialdemokrate, në një mandat të ri katërvjeçar në krye të kësaj partie. Në fjalimin e tij pas rizgjedhjes, ai adresoi situatën politike në vend, duke kritikuar qasjet përjashtuese dhe mungesën e gatishmërisë për dialog.

Limaj theksoi se lidershipi i vërtetë matet në aftësinë për të kapërcyer vështirësitë dhe për të vendosur interesin e vendit mbi gjithçka.

“Me inate, me ego nuk ndërtohet shteti. Lidershipi është kur e tejkalon veten, kur në situatën e pazgjidhshme e gjen zgjidhjen, kur në situatën e pa komunikueshme e gjen komunikimin. Kur në situatën e pamundur e gjen të mundshëm për vendin tënd. Ky është lidershipi, kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha Limaj.

Ai po ashtu u shpreh se nuk ka ndjekur dhe nuk do të ndjekë ndonjëherë politika që burojnë nga emocione të momentit apo ndikime të jashtme, si ato nga rrjetet sociale.

“As kam bërë, as do të bëj, as do të bëj kurrë politikat, të cilat imponohen ose ndërtohen nga disponimet ditore, nga rrjetet sociale apo nga kafet”, ka thënë Limaj.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…