by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Njohësit e politikës thonë se situata është paradoksale dhe se i sjell dëme të vazhdueshme vendit e ata të ekonomisë thonë se kjo situatë ndikon në uljën e zhvillimit ekonomik të vendit.
Dëmet e shkaktuara nga kjo situatë kanë vend në aspektin politik e sidomos në atë ekonomik.
Profesori universitar, Ilir Hajdini, thotë se situata politike mund ta ulë ritmin e paraparë të rritjes ekonomike për vitin 2025.
“Kjo do të ketë një ndikim në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Evropiane për Rindërtim, Kosova parashihej që të ketë një zhvillim ekonomik mbi katër për qind në vitin 2025. Mirëpo, ky ngërç politik si duket do të ndikojë në uljen e zhvillimit. Kjo rrezikon që të zymtësojë perceptimin e qytetarëve të Kosovës për të ardhmen e vendit”, ka deklaruar Hajdini.
Hajdini tutje paralajmëron se Kosova rrezikon të humbasë miliona euro edhe në fonde dhe projekte të BE-së.
Në anën tjetër, analisti Afrim Kasolli thotë se edhe vendimet e marra nga qeveria në detyre janë të kontestueshme ligjërisht.
“Jemi në situatë paradoksale kemi një qeveri e cila sic është konstatuar nga shoqëria civile ka marr dhjetëra vendime një qeveri në detyre e që nuk i nënshtrohet kontrollit të sovranit që është shumë e rrezikshme e tash të mos flasim edhe për implikimet e tjera politike sic e thanë edhe mediumet ndërkombëtare që Kosova është vend i varfër dhe rrezikon të i humb fondet e Bashkimit evropian”, ka deklaruar Kasolli.
Lëvizja Vetëvendosje nuk është duke hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, e partitë e tjera politike nuk janë duke marr pjesë në votim, as për të ndryshuar mënyrën e votimit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi kohë deri më 9 korrik për të arritur një marrëveshje të mirë tregtare. Në një postim, Presidentja e Komisionit Evropian tha se kishte një telefonate të mirë me presidentin amerikan. “BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë marrëdhënien
Shefi i forcave të armatosura të Gjermanisë, Carsten Breuer, ka urdhëruar që ushtria gjermane të pajiset plotësisht me armë dhe pajisje të tjera deri në vitin 2029, sipas Reuters. Deri në vitin 2029, Rusia mund t’i ketë rindërtuar forcat e saj mjaftueshëm për të sulmuar territorin e NATO-s, kanë vlerësuar Breuer dhe zyrtarë
Një ngjarje tragjike ka tronditur Londrën këtë të dielë, pasi një nënë dhe tre fëmijët e saj humbën jetën nga një zjarr i fuqishëm që përfshiu shtëpinë e tyre, në komunitetin e Stonebridge në veriperëndim të kryeqytetit britanik. Viktimat janë identifikuar si Nusrat Usman (43 vjeçe), vajza Maryam Mikaiel (15 vjeçe) dhe dy
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, ku ka qenë folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka theksuar se reformat dhe investimet në fushën e mbrojtjes po e pozicionojnë Kosovën si një partner të besueshëm në sigurimin