by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i betuar nga radhët e AAK, Daut Haradinaj, ka reaguar pas dështimit të 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj tha se ky dështim i Vetëvendosjes po dështon në procesin e konstituimit të institucioneve është e papranueshme dhe shumë e dëmshme për vendin.
“Pas çdo seance të dështuar, po bëhet më e qartë se deputetët e VV-së janë tashmë të kapur peng nga Albin Kurti, i cili për vete i paska siguruar numrat”, deklaroi Haradinaj.
Ai i bëri thirrje Albulena Haxhiut, por edhe për deputetët e tjerë të VV-së.
“I bëj thirrje deputetes Albulena Haxhiu, por edhe gjithë deputetëve të VV-së, që të reflektojnë dhe t’i kërkojnë Albin Kurtit numrat e tij, që janë siguruar për Kryeministër, 61+, ashtu siç po deklarojnë, edhe t’i ofrojë të njëjtit edhe për votimin e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit dhe kështu t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve dhe të mos lejohet vazhdimi i bllokimit të vendit”, theksoi ai.
“Si mund të kuptohet sigurimi i numrave për Albin Kurtin e jo edhe për Albulena Haxhiun?Flisni ndër veti, reflektoni dhe mos e bllokoni vendin tutje. Barra e përgjegjësisë është plotësisht mbi ju. Albin, mos e lë Albulenën në baltë, jepja votat tua edhe asaj. Nëse ti nuk ke besim në të, atëherë ndërroje kandidatin dhe gjeje një më të besueshëm dhe jepja votat. Në këtë do të kesh reflektim edhe nga deputetët opozitarë”, përfundon reagimi i Daut Haradinajt.
Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve duke u pozicionuar pas Turqisë, Hungarisë dhe Lituanisë. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, që i referohen të dhënave të 2023, niveli për 181.7 të burgosurish për 100 mijë banorë është konsiderueshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e
Të mërkurën, më 28 maj, do të lëshohet në përdorim vendkalimi i përbashkët kufitar në Glloboçicë, kanë bërë të ditur për RTK-në, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve do të jetë i vendosur në objektin kufitar të Kosovës që ndodhet në Glloboçicë. Ky është vendkalimi
Nga koralet te zogjtë, nga merluci te balenat me gungë, më shumë se 3,500 lloje kafshësh kërcënohen nga ndryshimet e vazhdueshme klimatike, me pasoja potencialisht shkatërruese për funksionimin e ekosistemeve. Kjo sugjerohet nga një studim i botuar në revistën BioScience të udhëhequr nga Universiteti Shtetëror i Oregonit, i cili shqyrtoi të dhënat e disponueshme për pothuajse 71,000 lloje. Numrat në fakt mund të jenë shumë më të
Barcelona po shpreson që të jetë në gjendje të bëjë blerje këtë verë dhe në rast se munden, ka një prioritet të qartë që është identifikuar: Luis Diaz. Nuk është një sekret që Diaz është lojtari të cilin drejtori sportiv i klubit Deco dëshiron ta transferojë gjatë afatit kalimtar veror dhe zhvillimet e