Dyshohet për mjet shpërthyes te ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu që u sulmua brutalisht para disa ditësh

 

 

Për një mjet shpërthyes po dyshohet tek ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Gazeta merr vesh se në vendngjarje ndodhen policia dhe njësia e deminimit.

Siç merr vesh gazeta Reporteri.net, mjeti shpërthyes i llojit granatë dore dyshohet se është lënë te ordinanca private e gjinekologut Veliu, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se po ndërmerren veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta menaxhuar situatën”, tha Ahmeti.

Gjinekologu Afrim Veliut u godit me një mjet metalik teksa po futej në veturë, të premtën mbrëma në lagjen e tij në Ulpianë.

Lidhur me rastin, Policia kishte thënë për Gazetën se Veliu kishte pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari ndodhej në arrati dhe se s’dihej motivi i rastit.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur”, kishte deklaruar Borovci.

Për atë që kishte ndodhur kishte folur edhe vetë gjinekologu, i cili kishte deklaruar se sulmi nuk ndërlidhet me punën e tij dhe se nuk ka dyshim për ndonjë person apo për ndonjë çështje.

“Nuk i di motivet, për besë. Po më duket e rastësishme më shumë. Mirë jam shumë, super”, kishte deklauar Veliu.

  • Shkrime të ngjashme

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…

    13-vjeçari goditet nga vetura, Spitali i Mitrovicës: Është jashtë rrezikut për jetë, vazhdon trajtimin në QKUK

    Një fëmijë i lindur në vitin 2013 është paraqitur rreth orës 19:55 në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi ishte goditur nga një automjet. Sipas njoftimit të spitalit, ekipi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë duke…