Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

 

 

Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve duke u pozicionuar pas Turqisë, Hungarisë dhe Lituanisë.


Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, që i referohen të dhënave të 2023, niveli për 181.7 të burgosurish për 100 mijë banorë është konsiderueshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 111.4  të burgosurish. Vendi ynë kryeson gjithashtu në rajon, i ndjekur nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Numri i lartë i të burgosurve rrjedhimisht ka çuar në institucione të vuajtjes së dënimit të tejmbushura, në raport me shumicën e Europës.

“Herë pas here këto limite arrihen dhe kalojnë në mbingopje dhe kanë shërbyer për shfryrje amnistitë e bëra. Numri i personave që janë në vuajtje të dënimit është i lartë, por shpesh edhe më i lartë është numri i i atyre në paraburgim”, tha eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

Softa i cilëson si tendenca shqetësuese diskutimet mes Shqipërisë dhe disa vendeve perëndimore për transferimin e të burgosurve për të vuajtur dënimin në territorin shqiptar. Zvarritja e proceseve gjyqësore është një tjetër aspekt që ndikon në mbingarkesën në burgje.

“Përshpejtimi i këtyre procedurave është një zgjidhje, por edhe masa të tjera sigurie alternative për vepra që nuk kanë rrezikshmëri të lartë”, tha Softa.

Softa shprehet se krijimi i kushteve për vënien në funksion të burgjeve të hapura është një alternativë tjetër që i shërben uljes së ngarkesës në institucionet e vuajtjes së dënimit./rtsh

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…