Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi kohë deri më 9 korrik për të arritur një marrëveshje të mirë tregtare.

Në një postim, Presidentja e Komisionit Evropian tha se kishte një telefonate të mirë me presidentin amerikan.

“BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë marrëdhënien më të rëndësishme dhe më të ngushtë tregtare në botë. Evropa është gati të çojë përpara bisedimet shpejt dhe me vendosmëri”, shkroi von der Leyen, duke shtuar se për të arritur një marrëveshje të mirë, do iu duhet kohë deri më 9 korrik”.

Kujtojmë se presidenti amerikan kishte njoftuar vendosjen e tarifave shtesë prej 50% ndaj Bashkimit Evropian nga 1 qershori, në një postim në Truth Social, duke vënë në dukje se negociatat me udhëheqjen e Unionit janë joefektive.

Presidenti e përshkroi “deficitin tregtar vjetor prej 250 milionë dollarësh” si të papranueshëm dhe sqaroi se nuk do të vendoseshin tarifa shtesë nëse produktet prodhohen në Shtetet e Bashkuara.

Related Posts

  •     Një ekip i specializuar i Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar mëngjesin e djeshëm në Liqenin e Ujmanit për të marrë pjesë në një aksion kërkim-shpëtimi për gjetjen e trupit të zhdukur të qytetarit Rrahim Latifi, i cili kërceu nga ura e Ujmanit më 27 korrik. Lidhur

  •     Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë ka goditur Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunam deri në katër metra lartësi, dëme në ndërtesa dhe paralajmërime masive për evakuim përgjatë bregdetit të Oqeanit Paqësor. Sipas autoriteteve ruse, disa persona janë lënduar në rajonin e goditur. Banorëve të pjesës lindore

  •     Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell gjatë ditës, ndërsa kryesisht në zonat malore pritet të ketë reshje të izoluara shiu. Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-40 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton

  •     Të martën parashikohe të reshura që nga orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, lokalisht në formë rrebeshesh. Më pas, dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa rrebeshet do të mbesin më të izoluara dhe të karakterit lokal, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Era do të