Kosovë Lajme

21 herë ‘jo’ – Deputetët luajnë pingpong me Kushtetutën!

 

 

As tentimi i 21-të nuk solli sukses në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA.

Në seancën e mbajtur sot, më 25 maj, dështoi sërish formimi i komisionit për organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Mungesa e konsensusit ndërmjet grupeve parlamentare bëri që ky komision të mos marrë përkrahjen e nevojshme.