X në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

 

 

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën.

Sipas të dhënave nga Downdetector, problemi ka arritur kulmin pak para orës 15:00, me mijëra raporte për ndërprerje të shërbimit në vende të ndryshme.

Në disa rajone, përdoruesit kanë pasur vështirësi për t’u kyçur në llogaritë e tyre, për të ngarkuar postime ose për të dërguar mesazhe.

Kompania nuk ka ofruar ende një deklaratë zyrtare për shkakun e këtij problemi. Një ndërprerje e ngjashme ndodhi më 10 mars 2025, kur Musk e cilësoi si një “sulm masiv kibernetik” të realizuar nga një grup i koordinuar ose një shtet.

Për momentin, disa përdorues kanë raportuar përmirësime të shërbimit, por ende ka pasiguri nëse problemi është zgjidhur plotësisht. Për ata që kanë vështirësi të qasen në platformë, përdorimi i një VPN mund të jetë një zgjidhje e përkohshme.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…