by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Forcat ukrainase nga brigada e artilerisë Chorny Lis (Pylli i Zi) zbuluan dhe kryen një sulm ndaj një sistemi rus të avancuar anti-ajror Buk-M3, i cili u shkatërrua më pas në një nga fushat kryesore të betejës. Në deklaratë thuhet se bëhet fjalë për një sistem raketor modern me rreze të mesme veprimi që ishte i pajisur me municion në momentin e sulmit, përcjell Telegrafi.
“Sistemi i raketave kundërajrore Buk-M3 të armikut u shkatërrua në një nga fushat kryesore të betejës”, thanë forcat ukrainase.
“Njësitë e zbulimit të brigadës së artilerisë Chorny Lis zbuluan dhe drejtuan me saktësi zjarrin ndaj lëshuesit të sistemit të avancuar, i cili u zbulua në pozicionin para sulmit”, shtuan ato
Brigada Chorny Lis publikoi gjithashtu një video që tregon momentin kur sistemi rus u shkatërrua.
Ndryshe, Buk-M3 është versioni më modern i sistemit raketor rus Buk dhe konsiderohet si një nga elementët kryesorë të mbrojtjes ajrore të Rusisë.
Ai është projektuar për të shkatërruar objektiva në ajër, si dhe në tokë dhe det, dhe rrezja e tij arrin deri në 70 kilometra.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nipat e tij janë shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale për shkak të përkrahjes që ia kanë bërë kandidaturës së tij për kryetar të kësaj komune. Lladrovci përmes një shkrimi në Facebook tha se këto telefonata janë bërë nga familjarët e ‘dhjetëshes’, sic e quan ai.
Një shtetasi të Kosovës, të cilit i kishte humbur telefoni në Lezhë, iu gjet nga Policia Rrugore në Shqipëri. Kjo u bë e ditur përmes një postimi nga ana e Policisë së Shtetit, duke njoftuar se telefoni i gjetur i është kthyer pronarit. “Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në qytetin e Lezhës,
Gjatë aksionit të përbashkët të Drejtorisë së Inspektimit dhe inspektorëve sanitarë të Ministrisë së Shëndetësisë u mbyllën përkohësisht disa lokale gastronomike, ordinanca dentare, ambulanca gjinekologjike dhe poliklinika të paregjistruara në Mitrovicën Veriore. Deri më tani janë kryer dhjetëra kontrolle. Subjektet punonin pa leje, në ambiente të papërshtatshme, ndërsa në disa ordinanca mjekët banonin
Presidenti Donald Trump i ka thënë medias amerikane Axios se po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit” në Gaza. “Ne duam t’i ndihmojmë njerëzit. Ne duam t’i ndihmojmë ata të jetojnë. Ne duam t’i ushqejmë njerëzit. Është diçka që duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë”, thuhet se tha Trump