Skandal në kopshtin publik: Fëmijët helmohen me salmonelë, autoritetet heshtin!

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh. Dhjetra fëmijë të një kopshti shtetëror në Gramsh dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar. Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave, kur fëmijët u paraqitën në spital me simptoma, si të vjella dhe temperaturë ndërsa është përpjekur të mbahej e fshehtë.

4 fëmijë të paraqitur në spitalin rajonal 4 ditë më parë kanë rezultuar me shenja të rënda të helmimit të konsumimit të ushqimit me salmonelë.

Dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror.  Pas analizave të kryera, ka rezultuar që ushqimi ka pasur prani të salmonelës.

Kopshti nr 1, i cili ofron shërbim për drekë për fëmijët, është shtetëror, ndërkohë, grupet e hetimit janë vënë në dispozicion teksa kanë marrë gjithsej 72 mostra për analiza. Këto mostra përfshijnë fëmijët e kopshtit, çerdhes, si dhe punonjësit e institucioneve përkatëse.
Nga këto mostra, 12 raste dyshohet të jenë të infektuara, ndërsa përgjigjet e analizave priten të dalin nesër.
  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…