by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kostot e jetesës për shtresën e mesme janë rritur vitin e fundit më shumë se të ardhurat, treguan rezultatet e anketës së “Monitor” me 271 pjesëmarrës, 95% e të cilëve ishin të arsimuar me paga të larta. 49% pohuan se kostot e jetesës ishin përkeqësuar në krahasim me fillimin e vitit 2024.
Rreth 70% pohuan se pjesa më e madhe e të ardhurave mujore shkonin për blerjen e ushqimeve, të ndjekura nga strehimi dhe shërbimet shëndetësore. Dypunësimi, rritja profesionale, emigrimi, shkurtimi i shpenzimeve për argëtim etj., janë disa kundërpërgjigje për shtrenjtimin e jetesës. Ulja e taksave dhe rritja e pagave, së bashku me përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, sugjerohen si zgjidhje
Rritja e kostove të jetesës nga çmimet më të larta të ushqimeve, qirave, shërbimeve shëndetësore dhe arsimore gjatë vitit të fundit kanë vënë në vështirësi shtresën e mesme, sipas një ankete që “Monitor” zhvilloi me 271 persona në shkurt-mars 2025, ku 95% e tyre ishin me arsim të lartë dhe studime pasuniversitare.
Rezultatet e anketës treguan se personat e arsimuar (58% kishin të ardhura familjare mbi 100 mijë lekë në muaj) shumicën e shpenzimeve mujore i çojnë për ushqime dhe strehim.
Gati 49% pohuan se kostot e jetesës ishin përkeqësuar në krahasim me fillimin e vitit 2024, ndërsa 12% pohuan se niveli i tyre i jetesës ishte përmirësuar, pjesa tjetër ishte njësoj. Shumica pohuan se kishin vështirësi të përmbushnim nevojat mujore me ushqime dhe me strehim.
Për të përballuar rritjen e kostove të jetesës, një pjesë e madhe po bënin më shumë se një punë ose kishin shkurtuar shpenzimet për argëtim etj. Shumica vlerësuan se rritja e pagave dhe përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore bashkë me uljen e taksave do t’i ndihmonin.
Ballafaqimi i të dhënave tregon se kostot e jetesës në kryeqytet janë rritur më shumë se të ardhurat e shtresës së mesme nga paga dhe biznesi.
Çmimet e qirave, banesave, ushqimeve dhe shërbimeve arsimore janë rritur më shumë se pagat e tyre. Nga 271 personat që plotësuan sondazhin, 95% e tyre jetonin në Tiranë dhe 75% e tyre ishin në grupmoshën 35-54 vjeç. Shumica e pjesëmarrëseve, 66%, ishin të martuar.
Anketa e “Monitor” ishte me një kampion rastësor dhe që nuk synoi gjetje shkencore, por ka “fotografuar” gjendjen financiare të shtresës së mesme të mirarsimuar dhe me paga mbi mesataren në Tiranë.
Pas pandemisë Covid-19, çmimet e mallrave dhe shërbimeve kryesisht në Tiranë u bënë më të shtrenjta. Zhvillimet demografike kanë rritur trysninë në kryeqytet dhe nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë të rinj zgjedhin të emigrojnë.
Bizneset në kryeqytet po vuajnë mungesën e punonjësve në një kohë që kërkesa po rritet nga prurjet vizitorëve të huaj. Këto zhvillime kanë ndihmuar në rritjen e çmimeve në Tiranë më shpejt se në qarqe, por ndërkohë pagat nuk janë rritur në atë masë sa të përballojnë kostot në rritje, pohuan pjesëmarrësit në sondazh.
“Kam kërkuar rritje page, por asgjë. Mundohem të mos sëmurem dhe të më gatuajnë prindërit. Njësoj për fëmijët mundohem të mos shpenzoj shumë, nuk i nxjerr në parqe, rrimë në shtëpi në fundjavë”, – tha një i anketuar.
Fermerët kanë korrur e vjelur disa prej prodhimeve bujqësore për këtë vit, por ende nuk i kanë marrë subvencionet, pagesat direkte financiare nga Ministria e Bujqësisë. Ndonëse, me vonesë krahasuar me vitin e kaluar, disa fermerë kanë nisur t’i pranojnë këto ditë vendimet nga Ministria e Bujqësisë për këtë mbështetje financiare. Për vonesa
Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë. Atje gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e punëve të
Një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën Klinë – Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës. Elezaj tha se viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij. Ai theksoi se rasti po hetohet si “Vrasje në
Në kufirin Kosovë-Shqipëri këto ditë është arritur piku i fluksit të bashkatdhetarëve tanë nga vendet e perëndimit. Pas shumë orësh udhëtimi, bashkatdhetarët thonë se në përgjithësi kanë kaluar mirë, duke përjashtuar kufirin në Malin e Zi. “Lodhje shumë, por krejt ka qenë në rregull, vetëm në Mal të Zi ishin rrugët e prishura