by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës, ku një sulm ajror izraelit ka goditur banesën e një mjekeje, duke vrarë nëntë nga dhjetë fëmijët e saj, njoftoi Spitali Nasser, ku ajo punon.
Sipas mjekëve, vetëm njëri prej fëmijëve, së bashku me babain, kanë mbijetuar, megjithëse kanë pësuar plagë serioze. Djali 11-vjeçar i Dr. Alaa al-Najjar u operua nga kirurgu britanik Graeme Groom, i cili punon vullnetarisht në të njëjtin spital.
Pamje të shpërndara nga autoritetet lokale dhe të verifikuara nga BBC tregojnë momente të dhimbshme teksa trupat e fëmijëve nxirreshin nga rrënojat. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, shtëpia u godit pak pasi bashkëshorti i mjekes, Hamdi al-Najjar, ishte kthyer në banesë, pasi kishte dërguar gruan në punë.
“Fëmija më i madh ishte vetëm 12 vjeç,” tha drejtori i ministrisë, Dr. Muneer Alboursh. “Një tragjedi e paimagjinueshme.”
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, konfirmoi se ekipet kishin nxjerrë tetë trupa fillimisht dhe disa të plagosur nga rrënojat, por më pas bilanci i viktimave u përditësua në nëntë fëmijë të vrarë.
Në një deklaratë të përgjithshme, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit kishin goditur mbi 100 objektiva në të gjithë territorin e Gazës. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se të paktën 74 persona janë vrarë në këtë periudhë.
Dr. Youssef Abu al-Rish, një tjetër mjek në spitalin Nasser, tha se e kishte gjetur Dr. al-Najjar në sallën e operacionit, në pritje për lajme mbi gjendjen e djalit të saj, të vetmit nga fëmijët që i mbijetoi sulmit.
Në një deklaratë të dhimbshme, një i afërm i familjes, Youssef al-Najjar, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar: “Mjaft! Kini mëshirë për ne! Jemi të rraskapitur nga zhvendosja dhe uria!”
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fermën e një bujku në fshatin Kovaçicë të Mitrovicës. Peci thotë se në këtë fshat ish-ushtari i UÇK-së, Jashar Istrefi ushtron veprimtarinë bujqësore e blegtorale. Peci shihet se ka hypur në traktor dhe aty ia lëshon zërin dhe muzikës. Postimi i tij i
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me sulmin që u është bërë dy zyrtarëve policorë nga tre persona të dyshuar, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në fshatin Drobesh të Vitisë. Gjatë sulmit që ndodhi në një tentim-arrestimi të tre të dyshuarve, policët janë lënduar dhe si rrjedhojë kanë pranuar tretman mjekësor.
Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10 000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të rritjes së ndjenjës së patriotizmit dhe nxitjes së të rinjve drejt roleve ku performojnë më mirë. Mund të tingëllojë distopiane, por nuk është ashtu. Është vetëm Rusia e
Pamje vërtet dramatike vijnë nga Gaza, ku një vajzë e vogël është filmuar teksa po mjekohet pasi ka marrë një plumb në kokë nga një dron izraelit, shkruan A2 CNN. Sipas videos së publikuar në rrjetet sociale, vogëlushja duket se ka mbijetuar dhe plumbi ka ngecur në kafkë, pa depërtuar. E mitura është