Rama thotë se po punojnë pa ndalur për të mbledhur mbeturinat në Prishtinë, akuzon “Pastrimin” se i ka bllokuar 30 kamionë

 

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po punojnë pa ndalur për të mbledhur mbeturinat në kryeqytet.

Ai ka pohuar se po vazhdojnë me shërbimin derë me derë.

“Po punojmë çdo ditë që qytetarët e Prishtinës të marrin shërbimet jetike me dinjitet dhe pa vonesa. Falënderoj ekipet alternative të Komunës së Prishtinës, që po punojnë pa ndalur 24/7 për të mbledhur mbeturinat dhe për të mbajtur qytetin pastër, në një situatë të jashtëzakonshme, ku mbi 30 kamionë pastrimi mbeten të bllokuar në parkingun e ndërmarrjes Pastrimi”, ka theksuar ai.

Mes tjerash, Rama shtoi se “këto ekipe po bëjnë të pamundurën në kushte tejet të vështira, dhe meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë të plotë”.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…