“Po nxisim investime të reja”, SHBA nis me lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

 

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur me lehtësimin e sanksioneve të vendosura kundër Sirisë. Njoftimin zyrtar e ka bërë vetë Departamenti i Thesarit që sqaron se kjo po bëhet për të nxitur investimet e reja në atë shtet. Vendimi vjen pas takimit të presidentit Donald Trump me liderin e Sirisë javën e kaluar në Arabinë Saudite, shkruan KFVA.

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Shtetit ka po bën një përjashtim sipas Aktit të Çezarit për të mbrojtur civilët në Siri, “gjë e cila do t’u mundësojë partnerëve të huaj, aleatëve dhe rajonit të shfrytëzojnë më tej potencialin e Sirisë”, thuhet në deklaratën e Thesarit Amerikan.

Ky ligj i vitit 2020 parashikonte sanksione të ashpra kundër çdo subjekti ose kompanie që bashkëpunonte me regjimin e Bashar al-Assad, i cili u rrëzua në dhjetor nga një koalicion forcash islamike./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…