Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Abri të Skenderaj, Policia jep detaje

 

 

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në mëngjesinë e sotëm në fshatin Abri të Skenderajt. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se fatmirësisht, nga incidenti nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Megjithatë, sipas informacioneve fillestare, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç shtëpisë, janë dëmtuar edhe objekte përcjellëse, vetura, makina bujqësore dhe bagëti, si pasojë e përhapjes së shpejtë të flakëve”.

Policia e ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar shkaqet e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e plota materiale.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…