by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Reportazhi i gjigantit mediatik britanik, BBC, përmes një ish-ushtaraku britanik të shndërruar në trafikant të emigrantëve ilegalë, zbulon se rruga e vjetër e kalimeve ilegale përmes jahteve private që ankorohen nëpër porte të vogla dhe marina private vazhdon të mbetet si më parë, një rrugë e lehtë për transportimin e emigrantëve nga Franca drejt brigjeve angleze në jug dhe juglindje të ishullit.
Sipas tij, shumica e atyre që ai ka transportuar janë vietnamezë dhe shqiptarë, dhe këto rrugë dhe metoda ende aplikohen edhe sot e kësaj dite, çka përbën “një risk realisht shqetësues” për autoritetet e Forcës Kufitare britanike.
Marinat private ku ankorohen jahtet e vogla kanë po aq masa sigurie sa kanë edhe kampingjet e makinave private, thuhet në reportazhin e BBC, shkruan TCH.
Sipas ish-ushtarakut britanik, i futur në këtë rrugë nga një tjetër shqiptar, e që ka bërë më shumë transportin e shqiptarëve, ai i fshihte emigrantët shqiptarë në makina që hipnin nëpër tragete që vinin nga Franca, të cilët, me të hipur në target, më pas hipnin nëpër maune dhe kamionë nëpër këto tragete të parkuara ndërkohë në pjesën e poshtme të trageteve të linjës gjatë udhëtimit drejt Anglisë.
Ish-ushtaraku i dënuar me të cilin ka biseduar BBC, thotë se kjo mbetet një rrugë e lehtë dhe pa rreziqe për kalimet ilegale, krahasuar me ato me gomone nëpër La Mansh apo Kanalin Anglez, siç e quajnë anglezët, por ai është i irrituar për dënimin që ka marrë, kur të njëjtat metoda dhe rrugë që përdorte ai, në bashkëpunim me një trafikant shqiptar dhe vietnamez, të dy këta të dënuar po ashtu dhe të liruar ndërkohë, ende aplikohen edhe sot e kësaj dite.
Sipas trafikantit britanik, ndryshe nga shumë emigrantë që kalojnë La Manshin me gomone, shumica e trafikuar prej tij nuk dëshironin të kapeshin nga autoritetet britanike për të kërkuar zyrtarisht azil, pasi kërkonin të kalonin në të zezë për të jetuar dhe punuar edhe nëpër shtëpitë e barit, ku kultivohet kanabisi.
Ish-ushtaraku britanik më shumë ka trafikuar shqiptarë, kryesisht meshkuj, të cilët, sipas tij, ishin kthyer disa herë nga autoritetet britanike të emigracionit dhe riktheheshin në Britani.
Kalimet e deritanishme përmes La Manshit shkojnë në rreth 13 mijë vetë deri më sot dhe mundet që ky vit të jetë vit rekord pas ardhjes së Laburistëve në pushtet.
Por kalimet përmes mënyrës së përshkruar në reportazhin e BBC-së është e vështirë t’u vihet një shifër, pasi nuk ka vlerësime të publikuara se sa emigrantë ilegalë hyjnë në Britani përmes porteve të vogla detare dhe marinave ku parkohen jahtet private.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri