by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur parapërgatitjet për zgjedhjet lokale, datën e të cilave po e presin ta vendosë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Zgjedhjet do të bëhen për zgjedhjen e 38 kryetarëve të komunave dhe kuvendeve komunale. Ato do të jenë të tetat për kuvende komunale dhe të gjashtat për kryetarë të komunave.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion është në proces parapërgatitor, që përfshin identifikimin e nevojave, planifikimin e buxhetit për zgjedhjet dhe shqyrtimin e rregulloreve zgjedhore.
“Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në proces parapërgatitor, që përfshin identifikimin e nevojave, planifikimin buxhetor dhe shqyrtimin apo vlerësimin e akteve nënligjore. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme vetëm pasi të shpallet data e zgjedhjeve, KQZ mund të fillojë me përgatitjet e përgjithshme për organizimin e procesit zgjedhor, respektivisht zbatimin e planit të aktiviteteve zgjedhore, të cilat ndërlidhen kryesisht me votuesit dhe subjektet politike”, ka thënë Elezi.
Ai shpjegoi se pasi Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore siç ka ndodhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, shumë çështje që janë të përcaktuara në këtë ligj, mbesin të njëjta, si në zgjedhjet e kaluara lokale.
“Siç e dini, ligji për zgjedhjet lokale nuk i është nënshtruar procesit të reformës zgjedhore ashtu siç ka ndodhur me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, prandaj disa çështje që janë të përcaktuara në këtë ligj mbesin të njëjta si në zgjedhjet e kaluara. Por, ka edhe çështje që kanë qenë të rregulluara me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe që vlejnë edhe në zgjedhjet lokale”, ka shtuar ai.
Elezi sqaroi edhe votimin jashtë vendit, që sipas tij, në zgjedhjet lokale të radhës do të organizohet vetëm përmes postës, pasi ligji nuk parasheh votimin në përfaqësi diplomatike.
“Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet lokale, votimi jashtë vendit do të realizohet vetëm përmes postës, pasi në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme specifikohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh”, ka potencuar Elezi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka theksuar se edhe në këtë proces zgjedhor do të organizohen Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat do të jenë të vendosura në secilën komunë.
Mënyra e votimit dhe zgjedhjes së kryetarit të komunës do të jetë e njëjtë si në zgjedhjet e mëhershme, secili kryetar i komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës, ku janë të regjistruar.
Në fletëvotim, votuesi duhet të votojë vetëm njërin nga kandidatët për kryetar të komunës. Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50%, +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet raundi i dytë mes dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme.
Historia e zgjedhjeve lokale në Kosovën e pasluftës ka filluar në tetorin e vitit 2000, kur për herë të parë ishin organizuar zgjedhjet për kuvendet komunale. Që nga ajo kohë dhe deri në vitin 2021, janë organizuar 7 procese të tilla.
Pas ditëve të fundit me mot më të ngrohtë, ndonëse jo plotësisht stabil për shkak të reshjeve të izoluara dhe erërave të forta në zona të caktuara, nga nesër pritet një përkeqësim i ndjeshëm i motit. Në këto kushte, gjatë ditës së enjte parashikohet të depërtojnë masa të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit,
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, sipas burimeve të afërta me ta, tashmë kanë arritur marrëveshje politike dhe saga e dështimeve në konstituimin e Kuvendit pritet të marrë fund. Pas konstituimit të Kuvendit, pritet që vendi të bëhet edhe me një qeveri të re, e cila për
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me protestën e paralajmëruar për nesër nga bizneset, ku do të mbyllen hyrjet kryesore në Kryeqytet. Protesta do të mbahet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, si kundërshtim ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që bizneset nga 1 qershori të dalin
Komandanti i Misionit KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot vizitën e Shefit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë. “Gjatë vizitës, Gjeneral Barduani prezantoi situatën aktuale të sigurisë në rajon, duke theksuar përpjekjet e KFOR-it për një Kosovë stabile dhe drejt rifillimit të dialogut të