‘Këmbimi i votës’ së saj për Haxhiun, Duda Balje: Personi që ma bëri ofertën është doktor, ka qenë UÇK

 

 

Deputetja Duda Balje dje konfirmoi informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Ajo ka dhënë detaje për personin i cili i’a ka ofruar pozitën e profesoreshës në Shkup në ‘këmbim të votës’ së saj.

Balje gjithashtu është shprehur se ka refuzuar ofertën dhe se ka vendosur të flas pas deklaratve të Ramush Haradinaj.

“Kjo ka ndodhë para disa jave dhe nuk kam desht me fol, por reagova pasi z.Haradinaj e përmendi.Unë kam refuzu ofertën dhe nuk kam shku as në kafe. Oferta është bërë nga njerëz të paritsë që janë në pushtet”, ka thënë Balje. Ajo është shprehur se nuk ka ndërru qëndrim dhe se nuk do ta mbështesë Vetëvendosjen”, ka thënë Balje për tëvë1.

Për këtë ajo është shprehur se personi i cili ka ofruar që të bëjë ‘këmbim të votës’ është pjestar i UÇK-së.

“Kanë bërë ofertë ata të cilët janë në pushtet. Personi i cili ka bërë kërkesen është një doktorë prej Kosovës është pjestar i UÇK-së edhe e respektoj shumë edhe unë e di se ai është duke më përcjell edhe personi edin se kush është edhe për respekt nuk po tregoj më shumë”, është shprehur Balje.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…