Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Infermierët dhe stafi mbështetës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po kërkojnë rritjen e koeficientit të pagës, kompensim të drejtë për kujdestaritë dhe njohje të rrezikshmërisë së punës së tyre për 30 ditë pune. Këto janë disa nga shqetësimet kryesore të personelit shëndetësor, të cilat nuk po marrin zgjidhje përkundër ankesave të përsëritura.


Infermierët dhe stafi mbështetës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po kërkojnë rritjen e koeficientit të pagës, kompensim të drejtë për kujdestaritë dhe njohje të rrezikshmërisë së punës së tyre për 30 ditë pune. Këto janë disa nga shqetësimet kryesore të personelit shëndetësor, të cilat nuk po marrin zgjidhje përkundër ankesave të përsëritura.

Që nga fillimi i vitit 2025, nga QKUK-ja janë larguar rreth 270 infermierë, duke krijuar një mungesë të theksuar në personelin infermiere. Kjo situatë po konsiderohet si një krizë serioze për sistemin shëndetësor në Kosovë.

Nënkryetari i Shoqatës Sindikale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Mentor Sejdiu, thotë se pagesa për kujdestaritë, që në shumë raste arrin vetëm deri në 28 euro për infermierë, është dukshëm më e ulët në krahasim me pagat që marrin të tjerët në sektorin shëndetësor.

“Kujdestaria jonë është 12-orëshe dhe ne i bëjmë gjatë muajit 7 ose 8 kujdestari, paguhet diku 28 euro, ndërsa të tjerët marrin kujdestari për një të shtunë 315 euro, një të premte pak më pak, 290 euro, e shtunja po ashtu. Për infermierë është shabllon 28 euro për bachelor, 25 euro për infermierë me shkollë të mesme. Kërkesat tona kanë qenë rritja e koeficientit, sepse është jashtëzakonisht i ulët dhe nuk korrespondon me punën që bëjmë. Një infermier për 15 pacientë – edhe ky është një shqetësim jashtëzakonisht i madh.”, tha ai.

Përfaqësuesi i stafit infermieror në QKUK thotë se diskriminimi për këtë kategori të personelit shëndetësor vazhdon të ndodhë, veçanërisht për pagesën e rrezikshmërisë.

“Në një vend punojmë si infermierë edhe si staf mbështetës, sepse edhe ata janë mjaft keq. Rrezikshmëria paguhet për 30 ditë për doktorë, ndërsa për infermierë është në bazë të viteve, 20 apo 22 varësisht sa vite i ke bërë si punëtorë. Tek doktorët paguhet për 30 ditë, tek infermierët jo. Kjo është një shqetësim jashtëzakonisht i madh, sepse edhe ne jemi njerëz dhe të gjitha këto ankesa kanë hasur në veshë të shurdhër gjatë gjithë kësaj kohe, edhe pse kemi bërë ankesa e sugjerime,” theksoi ai.

Edhe këtë vit, sistemi shëndetësor po ballafaqohet me migrimin e stafit infermieror drejt vendeve evropiane. Vetëm në pjesën e parë të vitit 2025, sipas Sejdiu, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës janë larguar rreth 270 infermierë.

Imediate po konsiderohet shtimi i infermierëve në institucionet shëndetësore brenda QKUK-së.

“Mbi 260-270 infermierë kanë ikur me përvojë pune mbi 10 vjeçare, kjo është një katastrofë për shëndetësinë kosovare sepse ai është thuajse një specialist në vete sa i përket dhënies së ndihmës pacientëve. Ne kemi bërë kërkesën që në QKUK duhen 700 infermierë, sepse nëse punon me 15 pacientë dhe vetëm 1 ose 2 infermierë, shumicën e rasteve është katastrofë, sepse nuk mundesh çdo pacienti t’i japësh ndihmën 100%,” deklaroi Sejdiu.

Nënkryetari i Shoqatës Sindikale të QKUK-së paralajmëroi masa ligjore në rast se nuk ndryshon situata.

“Nëse nuk ndërmarrin diçka, të paktën do t’i hedhim në gjyq ata që kanë bërë padrejtësi duke mos paguar rrezikshmëritë, orët shtesë, kujdestaritë – të gjitha këto janë në letër dhe do t’i drejtohemi gjykatës,” deklaroi ai.

Sistemi shëndetësor në Kosovë, viteve të fundit, është ballafaquar me ikjen e stafit mjekësor dhe sidomos të atij infermieror./

Related Posts