“Erdogan, faleminderit për mbështetjen”, udhëheqësi i ri i Sirisë me mesazhe të forta nga Stambolli

 

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është takuar në Stamboll me liderin e përkohshëm të Sirisë Ahmed al-Sharaa.

Bëhet e ditur se vizita e papritur e liderit të përkohshëm të Sirisë në Stamboll vjenj pas takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump në Arabinë Saudite.I  shpallur më 29 janar si udhëheqësi i administratës së përkohshme të Sirisë, al-Sharaa bëri vizitën e tij të parë në Turqi në shkurt me ftesë të presidentit Erdogan.

Ai në fjalimin e tij theksoi se donin t’i transformonin marrëdhëniet e tyre me Turqinë në një “bashkëpunim të thellë strategjik”, shkruan euronews, përcjell KFVA.

Takimi u zhvillua në zyrën e punës në Dolmabahçe dhe morën pjesë kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Turke (MİT) İbrahim Kalın, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare Yasar Guler dhe ministri i Jashtëm sirian Assad Hassan Seybani.

Erdogan deklaroi se masa e BE-së dhe e SHBA-së për të lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë ishte “e mirëpritur nga Turqia”.

Udhëheqësi turk theksoi gjithashtu nevojën për të mbrojtur integritetin territorial të Sirisë, duke iu referuar trupave izraelite brenda kufijve të vendit.

Nga ana tjetër, udhëheqësi sirian falënderoi presidentin Erdogan “për mbështetjen dhe përpjekjet e tij kritike” në heqjen e sanksioneve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…