Danimarka rrit moshën e saj të pensionit në 70 vjeç, më e larta në Evropë

 

 

Parlamenti i Danimarkës ka miratuar një ligj për të rritur moshën e daljes në pension në 70 vjeç, më e larta në Evropë.

Rritja progresive e moshës në të cilën punëtorët do të dalin në pension lidhet me vendimin e marrë tashmë nga autoritetet në Kopenhagë në vitin 2006, duke lidhur kufirin e sipërm me jetëgjatësinë.

Ndryshimi do të zbatohet për të gjithë personat e lindur pas 31 dhjetorit 1970. Aktualisht, mosha e daljes në pension është 67 vjeç (si në pjesën më të madhe të BE-së): pragu 70 do të arrihet në vitin 2040 dhe do të kryhet në faza.

Një rritje graduale – Që nga viti 2006, Danimarka e ka lidhur moshën në të cilën njerëzit dalin në pension me jetëgjatësinë dhe që atëherë parlamenti e ka rishikuar masën çdo pesë vjet: aktualisht mosha e daljes në pension është 67 vjeç, por sipas ligjit të ri do të rritet në 68 në 2030, 69 në 2035 dhe 70 vjeç në 2040.

Protestat – Ligji i ri u miratua me 81 vota pro dhe 21 kundër. Javët e fundit, sindikatat kanë organizuar demonstrata për të protestuar ndaj masës dhe janë shprehur dyshime për mundësinë e punësimit të njerëzve deri në moshën 70-vjeçare, madje edhe nga disa kryebashkiakë nga Partia Social Demokrate, së cilës i përket kryeministrja Mette Frederiksen.

Vetë Frederiksen tha vitin e kaluar se sipas saj ligji i vitit 2006 do të duhej të rishikohej herët a vonë, duke qenë se ishte bërë e pamundur vazhdimi i rritjes së moshës së pensionit. Por pavarësisht dyshimeve, ligji kaloi.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…