by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

U kanë mbetur edhe 7 ditë para se të kalojnë në tregun e lirë energjetik, mirëpo bizneset ende nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë operator për t’u furnizuar nga qershori.
Kjo pasi ofertat që kanë marrë nga KESCO, sipas tyre janë rreth 300% më të shtrenjta se çmimi aktual.
“Kur i kemi me Holandë me shtete të jashtme jemi dyfish ma shumë, 140 e ka Holanda na 260-270 Mw”, tha Hamdi Malushaj, biznesmen.
Malushaj nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave.
” Vijmë deri te protestat e mëdha ku gazi lotsjellës që s’ka mujt me ndal vendimin e atëhershëm për me e fal e me hup të drejtën energjetike ne Kosovë i bjen e njëjta situata sot me nal me gaz lotsjellës vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) këta le ta mendojnë”, tha ai.
Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë po insistojnë që kalimi në tregun e lirë të shtyhet, pasi sipas tyre dëmi për bizneset do të jetë shume i madh.
“Kjo situatë ka me vazhdu me u thellu edhe më keq e për me keq është se disa biznese të cilat po i shqyrtojnë disa mënyra të funksionit të ardhshëm ose të ulin numrin e punëtorëve të prodhimit dhe ka disa prej tyre që po planifikojnë ta mbylli në Kosovë dhe ikin krejt jashtë”, tha Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Mirëpo nga ZRRE i kanë thënë RTK-së se vendimi për treg të lirë do të hyjë në zbatim nga 1 qershori dhe se kanë bërë përgatitjet e nevojshme në këtë drejtim.
E bizneset që nuk do të lidhin marrëveshje për furnizim me operatorë deri në qershor, do të furnizohen për 60 ditë nga Korporata Energjetike e Kosovës.
Gjatë kësaj kohe, të njëjtat duhet të arrijnë marrëveshje.
Me kalimin në tregun e lirë energjetik është alarmuar për mbyllje të shumë bizneseve pas raportimeve se energjia elektrike do t’u shitet me çmim shumë më të lartë.
Forcat ukrainase nga brigada e artilerisë Chorny Lis (Pylli i Zi) zbuluan dhe kryen një sulm ndaj një sistemi rus të avancuar anti-ajror Buk-M3, i cili u shkatërrua më pas në një nga fushat kryesore të betejës. Në deklaratë thuhet se bëhet fjalë për një sistem raketor modern me rreze të mesme veprimi
Tensionet ndërmjet Kosovës e Serbisë i riktheu e i rikujtoi gjenerali Wesley Clark. Këtë ai e bëri në ditën e parë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton, dedikuar 30 vjetorit të ujdisë që i dha fund luftës në Bosnjë, raporton KFVA VIDEO
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 10,000 prona janë dëmtuar nga përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Uellsin e Ri Jugor, Australi. Autoritetet australiane filluan punën të shtunën për të riparuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet shkatërruese në pjesën juglindore të vendit, të cilat kanë marrë jetën e të paktën pesë personave,
Reshjet pushojnë ditën e diel, derisa vransirat shpërndahen më vonë duke shkuar nga mbrëmja. Ditëve të para të javës së ardhshme, mbeten kushte të paqëndrueshme me mot të ndryshueshëm, sa me kalime vransirash, intervale me diell, e orëve të pasdites me mundësi për zhvillime rrebeshesh shiu. Temperaturat shënojnë rritje, prej 13C e 14C